Ndërlidhjet

Klinton viziton Arabinë Saudite



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite. Klinton synon ndihmën e sauditëve për të ndikuar tek Kina që të mbështesë planet amerikane lidhur me Iranin. Arabia Saudite dhe Kina gjatë viteve të fundit kanë nënshkruar kontrata të mëdha në fushën e bashkëpunimit ekonomik, çfarë rrit rolin saudit tek Pekini zyrtar.

Klinton do të vizitojë edhe Katarin në përpjekje për të fituar mbështetjen rajonale për të parandaluar Iranin në zhvillimin e programeve bërthamore.
XS
SM
MD
LG