Ndërlidhjet

Serbia synon të jetë porta hyrëse e Kinës në Evropë



Kina dhe Serbia do të nënshkruajnë së shpejti një kontratë shumë milionë euroshe, që do të jetë e para e këtyre përmasave për Kinën në infrastrukturën evropiane. Bëhet fjalë për ndërtimin e urës mbi Danub në Beograd.

Serbia shpreson të kthehet në portën e Kinës në Ballkan dhe në Evropë.

“Si pjesë e strategjisë kineze për të ecur përpara në planin global, Evropa ka një vend të rëndësishëm e në këtë kuptim Serbia është zgjedhje e mirë”, thotë kryetarja e Zyrës së tregtisë së Serbisë.

Kina pas investimeve të mëdha në Afrikë dhe në Azi po kërkon të zgjerojë ndikimin në Ballkan dhe në Evropën Lindore, raportojnë agjencitë e lajmeve.
XS
SM
MD
LG