Ndërlidhjet

Turqia, e gatshme të lejojë shkëmbimin e uraniumit për Iranin



Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shprehur gatishmërinë e Turqisë që të shërbejë si ndërmjetës për shkëmbimin e karburantit bërthamor të Iranit, në rast të një marrëveshje mes perëndimit dhe Teheranit.

Erdogan tha për mediat se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore ka sugjeruar se Turqia mund të jetë vendi i duhur për shkëmbimin e uraniumit. Gjatë ditës Erdogan do të zhvillojë bisedime me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton, e cila gjendet në Doha.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një raund të katërt sanksionesh për Iranin.
XS
SM
MD
LG