Ndërlidhjet

AAK: S’ka bisedime për koalicion me PDK-në



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate me shkrim, i përgënjeshtron njoftimet se ka nisur bisedimet me PDK-në rreth krijimit të një koalicioni me këtë parti politike.

“AAK-ja dhe lideri i saj Ramush Haradinaj kanë qëndrim të qartë se nuk do të përziejnë shkollat e qeverisjes pasi që jemi plotësisht të bindur se mentaliteti qeverisës i kryesuar nga Hashim Thaçi i ka sjell dëme të mëdha vendit”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Kjo parti politike thotë se po i qëndron besnik vendimit të marrë më herët për një qeveri me partitë e spektrit të djathtë, duke potencuar se e vetmja dalje nga kriza e tanishme janë zgjedhjet sa më të shpejta parlamentare.
XS
SM
MD
LG