Ndërlidhjet

logo-print

Janukoviç, zyrtarisht fitues i zgjedhjeve presidenciale



Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Ukrainë ka deklaruar Viktor Janukoviçin fitues të zgjedhjeve presidneciale. Komisioni konfirmoi se Janukoviçi në votimet e 7 shkurtit mundi kryeministren Julia Timoshenko me një përparësi votash 3.48%.

Janukoviçi ka marrë urime nga shumë udhëheqës botërorë për fitoren në zgjedhjet presdidenciale, përfshi urime tnga presidenti amerikan Obama, Bashkimi Evropina dhe nga NATO-ja.

Julia Timoshenko, gjatë ditës kishte deklaruar se ka prova për vjedhje votash nga Viktor Janukoviç.

Timoshenko deklaroi se do ta dërgojë çështjen në gjykatë, por shtoi se nuk do t’i thërriste mbështetësit e saj në protesta.
XS
SM
MD
LG