Ndërlidhjet

Bruksel: Ministrat e eurzonës diskutojnë për Greqinë


Ministrat e financave të eurozonës sot në Bruksel do të diskutojnë për borxhin e Greqisë dhe për masat që planifikohen të ndërmarren për kapërcimin e krizës.

Vitin e kaluar, Greqia raportoi deficit publik për afro 13% dhe borxhin e tërësishëm të barabartë me 113%. Këto shifra, krahasaur me normat e Bashkimit Evropian janë më të mëdha, respektivisht 3 dhe 60 përqind.

Problemet financiare të Greqisë e kanë goditur vlerën e euros dhe i kanë ngritur shqetësimet për stabilitetin e disa vendeve të tjera të grupit prej 16 shteteve, që e përdorin euron si monedhë të përbashkët.
XS
SM
MD
LG