Ndërlidhjet

logo-print

Mjullen: Shqetësime për ndonjë sulm ndaj pikave atomike të Iranit


Komandanti i shtatmadhorisë së forcave të bashkuara amerikane, Majk Mjullen, tha se është i shqetësuar për konsekuencat e çfarëdo sulmi ndaj kapaciteteve atomike të Iranit.

Admirali Mjullen tha se ka “shqetësim të madh për konsekuencat e paqëllimshme të sulmit”.

Këto komente ai i bëri para gazetarëve, gjatë vizitës në Izrael.

Mëtutje admirali Mjullen tha se presidenti Barak Obama, ishte “shumë i qartë se nga pozicioni politik, Irani nuk mund të ketë armatim atomik”.
XS
SM
MD
LG