Ndërlidhjet

Fillon procesi gjyqësor kundër Kurtit



Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, sot fillon procesi gjyqësor kundër liderit të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti.

Zoti Kurti ka deklaruar se nuk do të paraqitet në këtë proces.

Ai akuzohet për organizimin e një turme që “ka kryer vepër penale, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, si dhe për thirrje në rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë më në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007”.

Gjatë kësaj proteste, dy nga protestuesit, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, qenë vrarë nga shkrepja e plumbave të gomës nga ana e policëve të UNMIK-ut atëbotë.

XS
SM
MD
LG