Ndërlidhjet

Bujanoc: Polici shqiptar u plagos nga bomba


Policia e Serbisë thotë se nga një shpërthim i bombës në Bujanoc është plagosur pjesëtari shqiptar i policisë multietnike, Blerim Mustafa.

Sipas policisë, bomba ishte vendosur nën autombolin e tij dhe shpërtheu në momentin kur Mustafa po hynte në të.

Mjekët thonë se Blerim Mustafa është plagosur seriozisht, ndërsa bashkëshortja dhe dy vajzat e tij të mitura, kanë marrë lëndime të vogla.

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se është i bindur se sulmin e kanë organizuar shqiptarët dhe shtoi se hetimet do ta tregojnë motivin e vërtetë të sulmit.
XS
SM
MD
LG