Ndërlidhjet

Kryeministri belg ndërpret vizitën në Kosovë



Kryeministri i Belgjikës Iv Leterm e ka ndërprerë vizitën në Kosovë dhe është nisur për në Bruksel pas aksidentit të trenave ku e humbën jetën paktën 20 vetë dhe rreth 150 u plagosën.

Zyra e qeverisë në Prishtinë tha se të gjitha takimet me zyrtarët e Kosovës janë anuluar.

Vizita e Leterm në Kosovë ishte e para në turneun në Ballkan që përfshinte edhe ndalesat në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi.
XS
SM
MD
LG