Ndërlidhjet

Imami falënderon FSK-në



Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Arben Imami po qëndron sot në Prishtinë me ç’rast është pritur nga udhëheqësit më të lartë shtetëror. Pas takimit me ministrin Imami, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, përmes një komunikate, e ka cilësuar si shumë të rëndësishme përkrahjen e Shqipërisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ritheksuar gatishmërinë e kësaj force për të marrë pjesë në operacionet e ndryshme jashtë vendit.

Ndërkaq, ministri Imami, sipas komunikatës, ka shprehur edhe një herë falenderimin e institucioneve dhe të popullit të Shqipërisë për ndihmën e ofruar me rastin e përmbytjeve në rajonin e Shkodrës, si dhe ka çmuar shumë lart profesionalizmin e pjesetarëve të FSK-së që morrën pjesë në operacionet e shpëtimit në rajonet e përmbytura.

Ministri Imami është pritur në takime të ndara edhe nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe ministri i FSK-së, Fehmi Mujota.
XS
SM
MD
LG