Ndërlidhjet

Bellorusia arreston aktivistë polakë



Më shumë se dhjetë aktivistë polakë në Bellorusi janë arrestuar sot në kuadër të shtypjes së qeveria po i bën një organizate të ndaluar polake.

Zëdhënësi i ambasadës së Polonisë në Minsk tha se Angela Boris, drejtuese e Unionit të Polakëve në Bellorusi (UPB) dhe 13 të tjerë u ndaluan në valën e arrestimeve në qytetet Grodno, Volozhin dhe Ivjanec.

Thuhet se arestimet janë të ndërlidhura me fillimin e sotëm të gjykimit të aktivistes rajonale të unionit, Teresa Sobol, e cila akuzohet se grupi i saj ilegalisht ka përfituar pronë private në qytetin Ivjanec.

Akuzat u bënë nga një grup polak që finansohet dhe mbështetet nga qeveria e presidentit Aleksandr Lukashenka.

Rasti i ka acaruar marrëdhëniet ndërmjet Polonisë, e cila mbështet UPB-në, dhe Bellorusisë.
XS
SM
MD
LG