Ndërlidhjet

Belgjikë: Konfirmohen 11 të vdekur nga përplasja e trenave



Zyrtarët lokalë thanë se njëmbëdhjetë njerëz janë konfirmuar të vdekur pas përplasjes së dy trenave të udhëtarëve afër Brukselit.

Raportet e para thanë se kanë vdekur deri 25 njerëz.

Trenat u përplasën në kushte të borës së madhe afër vendit Halle, 15 km në jugperëndim të Brukselit.

Disa trena udhëtarësh të shpejtësisë së lartë ndërmjet Brukselit dhe qyteteve kryesore në Francë, Gjermani dhe Holandë u anuluan.

Kryeministri i Belgjikës Iv Leterm e anuloi vizitën në Kosovë, duke e kthyer aeroplanin e tij disa minuta pasi ateroi në aeroportin e Prishtinës.

Vizita e Leterm në Kosovë ishte e para në turneun e tij në Ballkan, që përfshinte edhe ndalesat në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi.
XS
SM
MD
LG