Ndërlidhjet

Netanjahu në Moskë për sanksione të ashpra ndaj Iranit



Kryeministri i Izraelit Benxhamin Netanjahu sot do të bisedojë me presidentin e Rusisë, Dimitri Medvedev, pos tjerash edhe për të rritur trysninë ndaj Iranit për shkak të programit kundërthënës bërthamor të tij.

Para nisjes në Moskë, Netanjahu i tha kabinetit të tij se do të kërkojë sanksione më të ashpra kundër Iranit.

Rusia tradicionalisht u ka rezistuar thirrjeve për sanksione kundër Iranit, por javën e kaluar shfaqi frustrime pasi Teherani i shtyu përpara aktivitetet për pasurimin e uraniumit, përkundër trysnive nga bota.

Netanjahu nesër do të takohet edhe me kryeministrin Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG