Ndërlidhjet

Iran: Lirohet ish zyrtari për 700.000 dollarë



Irani e ka liruar me dorëzani një drejtues të opozitës dhe ish zëvendës ministrin e jashtëm, Mohsen Aminzadeh, i cili u burgos për pjesëmarrje në aktivitete kundër qeverisë.

Agjencia ISNA tha sot se Aminzadeh u lirua me dorëzani prej 700 mijë dollarë.

Ai u arrestua pas rizgjedhjes së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në qershor, 2009, dhe pastaj u dënua me gjashtë vjet burg nga gjykata Revolucionare në Teheran.

Avokati i tij tha se Aminzadeh ishte akuzuar për "pjesëmarrje në tubime që minojnë sigurinë kombëtare, propagandë kundër regjimit dhe intervistat që u kishte dhënë stacioneve të huaja televizive".
XS
SM
MD
LG