Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Netanjahu kërkon 'sanksione me dhëmbë' kundër Iranit



Kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu i kërkoi presidentit rus, Dimitri Medvedev, t’i mbështesë "sanksionet me dhëmbë” kundër sektorit energjetik të Iranit.

Ai e takoi sot Medvedevin në Kremlin, ku biseduan edhe për rritjen e trysnisë ndërkombëtare ndaj Iranit për shkak të programit bërthamor të tij.
Netanjahu tha se zyrtarët rusë kanë treguar “mirëkuptim” për çështjen.

Rusia tradicionalisht u ka rezistuar thirrjeve për sanksione kundër Iranit, por javën e kaluar shfaqi frustrime pasi Teherani i çoi përpara aktivitetet për pasurimin e uraniumit, përkundër trysnive nga bota.

Medvedev tha se Rusia e konsideron Izraelin më shumë se një partner të rëndomtë. Ai tha se viti 2010 e shënën 65 vjetorin e mundjes së Gjermanisë Naziste, dhe shtoi se “është e rëndësishme që të mos lejohen interpretime se çfarë ndodhi në atë kohë”.

Nesër Netanjahu do të takohet me kryeministrin Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG