Ndërlidhjet

logo-print

Belgjikë: 18 të vdekur 80 të plagosur në aksidentin e trenave



Zyrtarët lokalë thanë se të paktën 18 njerëz vdiqën dhe 80 u plagosën nga përplasja e dy trenave të udhëtarëve pranë qytetit Halle afër Brukselit.

Sipas bilancit më të fundit, 15 burra dhe tre gra vdiqën në përplasjen, e cila ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.

Bilanci është i njëjtë me aksidentin më të rëndë në Belgjikë pas luftës. Në 15 gusht, 1974, 18 vetë vdiqën dhe 48 u plagosën kur një tren i udhëtarëve doli nga binarët.

Aksidenti i sotëm bëri që kryeministri i Belgjikës Iv Leterm ta anulojë vizitën në Kosovë.
XS
SM
MD
LG