Ndërlidhjet

Hamarberg: Të ndalet kthimi i detyruar në Kosovë



Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Tomas Hamarberg u bëri thirrje vendeve evropiane që të ndalin kthimin e detyrueshëm të refugjatëve në Kosovë, për të cilën tha se nuk ka infrastrukturën e nevojshme për t’u marrë me ta.

Hamarberg gjithashtu bëri thirrje për mbylljen e dy kampeve të refugjatëve të kontaminuara me plumb.

Disa ditë pas vizitës në Kosovë, Hamarberg shprehu shqetësime se disa qeveri evropiane ende po i detyrojnë refugjatët që të kthehen në Kosovë.

“I ftoj shtetet evropiane që t’i ndalin kthimet e detyrueshme deri sa Kosova të ofrojë kushte të duhura për jetë, kujdes shëndetësor, shkollim, shërbime sociale dhe punësim”, tha Hamarberg.

“Një numër refugjatësh kanë jqtuar në vendet mikpritëse për vite me radhë, fëmijët e tyre kanë lindur atje, e flasin gjuhën rrjedhshëm dhe nuk kanë lidhje me Kosovën”, ka thënë Hamarberg.
XS
SM
MD
LG