Ndërlidhjet

logo-print

Hamarberg: Të ndalet kthimi i detyruar në Kosovë

  • RFE /RL

Tomas Hamarberg

Tomas Hamarberg


Komisionari i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Tomas Hamarberg, u bëri thirrje vendeve evropiane që të ndalin kthimin e detyrueshëm të refugjatëve në Kosovë, për të cilën tha se nuk ka infrastrukturën e nevojshme për t’u marrë me ta.

Hamarberg, gjithashtu, bëri thirrje për mbylljen e dy kampeve të refugjatëve, kampe këto të kontaminuara me plumb në veri të Mitrovicës.

Disa ditë pas vizitës në Kosovë, Hamarberg shprehu shqetësime se disa qeveri evropiane ende po i detyrojnë refugjatët që të kthehen në Kosovë.

“I ftoj shtetet evropiane që t’i ndalin kthimet e detyrueshme derisa Kosova të ofrojë kushte të duhura për jetë, kujdes shëndetësor, shkollim, shërbime sociale dhe punësim”
.

“Një numër refugjatësh kanë jetuar në vendet mikpritëse për vite me radhë, fëmijët e tyre kanë lindur atje, e flasin gjuhën rrjedhshëm dhe nuk kanë lidhje me Kosovën”, theksoi Hamarberg.

Në korrik të 2009-ës, komisionari pati rekomanduar që të mbyllen kampet dhe të gjitha familjeve t’u ofrohet strehim i duhur, si dhe trajtim nga helmimi me plumb.

Hamarberg i ripërsëriti thirrjet që i bëri të premten në Prishtinë, duke thënë se fakti që kampet ende janë të banuara dhjetë vjet pas luftës, paraqet “jo më pak se skandal".

Kombet e Bashkuara kanë raportuar se rreth 2.500 njerëz janë kthyer nga vendet e Evropës në Kosovë gjatë vitit 2009.(V.P).
XS
SM
MD
LG