Ndërlidhjet

Rusi: Dyshime në pohimet qeveritare lidhur me vrasjen e civilëve


Grupi rus për të drejtat e njeriut, Memorial, ka shprehur dyshime lidhur me pretendimet e Kremlinit se katër civilë të vrarë në operacionet aktuale kundër kryengritësve në Kaukazin Verior, ishin viktima të të shtënave.

Në një raport të këtij grupi, të mbështetur në dëshmitarë, thuhet se të katër personat ishin rrëmbyer, torturuar dhe vrarë.

Aleksander Çerkasov nga grupi Memorial, tha se aktivistët lokalë kanë fotografi, në të cilat shihen viktimat me të shtëna të shumëfishta ose therrje me thikë.
XS
SM
MD
LG