Ndërlidhjet

Dubai: Kërkohen të dyshuarit për vrasjen e liderit të Hamasit


Shefi i policisë në Dubai, Dhafi Khalfan, thotë se po kërkohen 11 të dyshuar, që kishin pasaporta evropiane, lidhur me vrasjen e komandantit të Hamasit, Mahmud al-Mabuh, në një dhomë hoteli në Dubai, muajin e kaluar.

Sipas tij, 11 vetë artitën në Dubai me fluturime të ndryshme, një ditë para vrasjes së liderit të Hamasit.

Në një konferencë për media, zoti Khalfan, paraqiti video incizime të të dyshuarve, të cilët ishin vendosur në hotele të ndryshme dhe kishin përdorë kartela telefonike të ndryshme për t’i humbur gjurmët. Disa nga të dyshuarit kishin hyrë në dhomën e al-Mabuhit, i cili më vonë ishte gjetur i vdekur.

Shefi i policisë Khalfan tha se brenda disa orëve të 11 personat e dyshuar ishin larguar nga Dubai, disa kishin udhëtuar për në Evropë, e të tjerët në Azi.

Ai tha se gjashtë të dyshuar kishin pasaporta britanike, tre irlandeze, ndërsa një person i dyshuar kishte pasaportë gjermane, e tjetri franceze.
XS
SM
MD
LG