Ndërlidhjet

Klinton: Njoftimi për pasurim – lëvizje provokuese e Iranit


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e vlerësoi si “lëvizje provokuese” informatën e Iranit dërguar Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, për pasurimin e uraniumit në shkallë më të lartë.

- Tash Irani e ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike se do të filloj prodhimin e uraniumit të pasuruar në shkallë më të lartë. Ky njoftim është lëvizje provokuese në kundërshtim të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Qeveria e Iranit e di se kjo rrezikon krijimin e më tepër jostabiliteti rajonal dhe do të rezultoj me izolim në rritje, tha Hillari Klinton, në një konferencë për shtyp në Rijad të Arabisë Saudite.

Mëtutje, ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara “po punojnë aktivisht me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë” për të përgatitur dhe implementuar masa të reja për ta bindur Iranin që ta ndryshoj kursin e tij.
XS
SM
MD
LG