Ndërlidhjet

Tiranë: Topi vazhdon takimet rreth krizës



Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka vazhduar gjatë ditës takimet për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Aktualisht në presidencë gjendet kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë paradites me presidentin Topi u takuan edhe ambasadorët e Spanjës dhe të Komisionit Evropian në Tiranë.

Në orët e pasdites presidenti do të takohet dhe me kryeministrin Berisha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike.

Të shtunën presidenti Topi zhvilloi takimin e parë të drejtpërdrejtë mes Berishës dhe Ramës për zgjidhjen e krizës të krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Partia Socialiste nuk ka hyrë në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e fundit.
XS
SM
MD
LG