Ndërlidhjet

Belgjika mbështet Shqipërinë për liberalizimin e vizave



Kryeministri i Belgjikës, Iv Leterm, vizitoi paraditen e sotme Tiranën, si pjesë e turneut ballkanik. Leterm, gjatë takimit me kryeministrin Berisha, premtoi ndihmën e Belgjikës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Dua të nënvizojë në emër të Mbretërisë së Belgjikës, se ne jemi të angazhuar për një të ardhme të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Mbretëria e Belgjikës do ndihmojë Shqipërinë për pyestorin që duhet dorëzuar në BE. Sa i përket liberalizimit të vizave BE e ka prioritet mundësinë e liberalizimit të vizave, dhe unë e përgëzova Berishën për progresin që është bërë nga Shqipëria”, tha Leterm.

Pas Tiranës kryeministri belg do të vizitojë Podgoricën dhe Beogradin. Ai e ndërpreu ende pa filluar vizitën e tij në Kosovë për shkak të tragjedisë s; djeshme, ku nga përplasja e trenave në Belgjikë vdiqën 18 veta.

Belgjika merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian nga 1 korriku I këtij viti.
XS
SM
MD
LG