Ndërlidhjet

Klinton: Lindja e Mesme pa armë bërthamore



Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, përmes një deklarate televizive bëri të ditur se negociatat rreth propozimit për shkëmbimin e uraniumit po vazhdojnë. Ahmadinexhadi tha se është i gatshëm të shkëmbejë karburantin bërthamor “edhe me Amerikën”.

Kombet e Bashkuara i kanë ofruar Teheranit ta pasurojë uraniumin në një vend të tretë, duke adresuar shqetësimet e Perëndimit se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton në Xhedah të Arabisë Saudite e quajti Iranin “mbështetësin më të madh të terrorizmit në botë”. Ajo shtoi se qëllimi nuk është vetëm të kemi një Iran pa armë bërthamore, por gjithë rajonin e Lindjes së Mesme pa armë bërthamoe.
XS
SM
MD
LG