Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Kush do vërë sanksione, do të pendohet



Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, bëri të ditur se negociatat rreth propozimit për shkëmbimin e uraniumit po vazhdojnë. Ai tha se vendet që do të përpiqen të vendosin sanksione të reja mbi Iranin do të pendohen për veprimet e tyre.

“Nëse dikush do të veprojë kundër Iranit, përgjigjja jonë nuk do të jetë si në të kaluarën kur ne kemi reaguar me këshilla dhe shpjegime. Ne do të përgjigjemi me reciprocitet dhe do të pendohen”, tha Ahmadinexhadi.

Kombet e Bashkuara i kanë ofruar Teheranit ta pasurojë uraniumin në një vend të tretë, duke adresuar shqetësimet e Perëndimit se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton në Xhedah të Arabisë Saudite e quajti Iranin “mbështetësin më të madh të terrorizmit në botë”. Ajo shtoi se qëllimi nuk është vetëm të kemi një Iran pa armë bërthamore, por gjithë rajonin e Lindjes së Mesme pa armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG