Ndërlidhjet

Rusi-Izrael: Monumente për historinë e përbashkët



Kryeministri rus, Vladimir Putin, i tha homologut të tij izraelit se Rusia do të ngrejë një muzeum në kujtim të viktimave të Holokaustit. Putini nuk dha detaje për kohën apo vendin e muzeumit.

Kryeministri izraelit, Netanjahu tha se Izraeli do të përfundojë monumentin që i kushtohet trupave të Ushtrisë së Kuqe sovjetike deri në prag të vizitës së Putinit.

Putini do të vizitojë Izraelin vitin e ardhshëm me rastin e 66 vjetorit të ditës së fitores, që kujton fundin e LDB-së.
XS
SM
MD
LG