Ndërlidhjet

logo-print

OKB heton gjakmarrjen në Shqipëri



Kombet e Bashkuara kanë dërguar në Shqipëri një ekspert ligjor për të hetuar vrasjet e bëra në emër të gjakmarrjes.

Filip Alston, profesor i së drejtës në Universitetin e Nju Jorkut filloi sot takimet me zyrtarët në Shqipëri. Alston, gjatë misionit të tij faktmbledhës, që do të zgjasë një javë, do të analizojë hapat e marra për t’i dhënë fund gjakmarrjes.

Alston ishte emëruar në vitin 2004 si raporter special i Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.
XS
SM
MD
LG