Ndërlidhjet

logo-print

Pomeroy: Në Kosovë ka përparim dhe sfida



Kongresisti amerikan Earl Pomeroy ka shprehur përkrahjen e plotë të SHBA-ve për shtetin e Kosovës dhe integritetin territorial të saj.

Kongresisti amerikan, që ka zhvilluar takime me kryeministrin Hashim Thaci, kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqin dhe me kryesinë e Kuvendit, ka theksuar se “në Kosovë është shënuar përparim i jashtëzakonshëm, por para saj shtrohen edhe më tutje sfida”.

Në komunikatën për media të leshuar nga Zyra për Media e Kuvendit, kongresisti Pomeroy citohet të ketë thënë se tani “është e rëndësishme, që në Kosovë, po funksionon sundimi i ligjit, si në gjykata ashtu edhe ne legjislativ”.
XS
SM
MD
LG