Ndërlidhjet

Izrael: Publikimi i emrit të vrasësit ngjall zemërim



Melvin Adam Mildiner, qytetar izraelit ka shprehur zemërimin dhe zhgënjimin e tij pasi emri i tij është përmendur si një nga anëtarët e grupit që vrau një militant të Hamasit në Dubai.

Policia e Dubait publkoi emrin e Mildiner si një nga autorët e vrasjes së një prej njerëzve kyç të Hamasit. Të njëjtat burime kanë thënë se 11 persona me origjinë nga vendet evropiane dyshohen për vrasjen e Mahmud al Mabuh në një nga hotelet luksoze të Emirateve.
XS
SM
MD
LG