Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi amerikan vriten tre militantë



Tre militantë u vranë nga sulmet ajrore amerikane në rajonin e Vaziristanit në Pakistan. Sulmi kishte si cak një bazë militantësh, që njihej si bazë e talibanëve dhe Al Kaidës.

Sulmi vjen një ditë pas lajmit se forcat pakistaneze dhe ekspertë të zbulimit amerikan kishin kapur një nga komandantët më të lartë të talibanëve.

Analistët thonë se ushtria pakistaneze ka shënuar përparime në luftën kundër talibanëve gjatë 10 muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG