Ndërlidhjet

Dalai Lama nis vizitën në SHBA



Udhëheqësi shpirtëror i tibetanëve, Dalai Lama nis sot vizitën në Shtetet e Bashkuara. Udhëheqësi në mërgim i tibetanëve do të takohet me presidentin amerikan, Barak Obama. Takimi ka ngjallur zemërimin e Kinës, madje Pekini kërkoi nga Shtëpia e Bardhë të anullojë takimin me Dalai Lamën.

Raportet amerikano-kineze janë përkeqësuar për shkak të shitjes së armëve Tajvanit nga ana e Uashingtonit, përplasjes së Kinës me kompaninë Google si dhe për mosmarrëveshjet mbi politikat tregtare e monetare.
XS
SM
MD
LG