Ndërlidhjet

Jeremiç: Do kërkojmë bisedime të reja për statusin e Kosovës



Serbia tha se do të insistojë në bisedime të reja mbi statusin e Kosovës pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të vendosë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç i tha gazetës së Beogradit, “Danas” se pas vendimit të GJND-së, Serbia “do të bëjë çmos për ripërtrirjen e dialogut mbi statusin, në mënyrë që të gjendet zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët”.

Jeremiç i ka bërë këto komente në dy vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG