Ndërlidhjet

Bazë ushtarake ruse në Abhazi



Rusia dhe rajoni separatist gjeorgjian, Abhazia, nënshkruan një marrëveshje që i lejon Moskës të ndërtojë bazë ushtarake në territorin e saj, duke i rritur më tej tensionet me Gjeorgjinë.

Presidenti rus Dimitri Medvedev dhe lideri separatist abhaz, Sergei Bagapsh, ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes nga ministrat respektivë të mbrojtjes në Moskë.

Më herët, zyrtarë të rajonit separatist kanë thënë se baza do t’i akomodojë të paktën 3.000 trupa ruse.

Moska i njohu rajonet separatiste gjeorgjiane, Abhazinë dhe Osetinë e Jugut, pas luftës së vitit e kaluar me Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG