Ndërlidhjet

Damask: Takohen Burns dhe Asad



Nënsekretari amerikan i Shtetit, Uiliam Burns u takua sot me presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad, si pjesë e përpjekjeve të presidentit Barak Obama për t’i përmirësuar lidhjet me Damaskun.

Burns është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Sirinë prej janarit, 2005.

Po sot, presidenti Obama emëroi z. Robert Ford ambasador të SHBA-ve në Damask.

Uashingtoni e tërhoqi ambasadorin nga Siria në vitin 2005 pas vrasjes së kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri, për të cilën shumica e fajësuan Damaskun.
XS
SM
MD
LG