Ndërlidhjet

Çeki: Ndalohet Partia e Punëtorëve



Një gjykatë e Republikës së Çekisë e ndaloi partinë e së djathtës ekstreme për shkak të propagandimit të ksenofobisë, shovinizmit dhe urrejtjes racore.

Vendimi i Gjykatës Supreme Administrative erdhi si pasojë e ankesave të qeverisë se partia e Punëtorëve ishte ekstremiste dhe kërcënon demokracinë.

Qeveria teknike e kryeministrit Jan Fisher gjithashtu e akuzoi partinë për bashkëpunim me neo-nazistët.

Kabineti i mëparshëm i qendrës së djathtë, që u rrëzua vitin e kaluar, i kishte kërkuar gjykatës që ta ndalojë Partinë Punëtorëve në vitin 2008 pas përleshjeve ndërmjet ekstremistëve dhe policisë, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën për mungesë provash.
XS
SM
MD
LG