Ndërlidhjet

logo-print

Eshton: Ballkani perëndimor është prioritet i lartë i BE-së



Kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton tha se Ballkani Perëndimor është prioritet i lartë në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, dhe se Brukseli mbetet i përkushtuar për perspektivën evropiane të gjithë rajonit.

"Në Kosovë jam veçanërisht e interesuar për të diskutuar mbi përparimin e bërë në sundimin e ligjit, luftës kundër korrupcionit dhe kundër krimit të organizuar, si dhe për udhëheqjen", tha Eshton.

Ajo e fillon turneun në Ballkan sonte me vizitën në Sarajevë.

"Bosnjë e Hercegovina ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm të zhvillimit politik, prandaj dua të theksoj se është me rëndësi që BeH ta vazhdojë rrugën e vet drejt BE-së", thuhet në njoftimin nga Brukseli.

Eshton do të takohet me udhëheqësit politikë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të misioneve BE-së në rajon.
XS
SM
MD
LG