Ndërlidhjet

Greqi: Kompania e re ajrore ofron fluturime në Irak



Një kompani e re ajrore ka vendosur linja fluturuese ndërmjet Greqisë dhe tre qyteteve në Irak, si dhe me qytetin Mançester të Anglisë.

Kompania "Viking Hellas Airlines" njoftoi sot se prej 1 shkurtit, kanë filluar nga tre fluturime në javë për në Mançester, me çmimin e biletës që fillon prej 59 euro për një drejtim, përfshirë taksat.

Kompania gjithashtu ofron fluturime nga Athina në qytetet Bagdad, Sulejmania dhe Irbil. Biletat kthyese për në Irak fillojnë me çmimin prej 360 euro, përfshirë taksat.
XS
SM
MD
LG