Ndërlidhjet

Sheshel: Kërkoja dëbimin e kroatëve pasi të vinim në pushtet



I akuzuari Vojisllav Sheshel konfirmoi në Tribunalin e Hagës se në vitin 1992 ishte angazhuar për dëbimin e kroatëve nga Serbia, duke pohuar se kushti për këtë ka qenë ardhja e Partisë Radikale Serbe në pushtet.

Sheshel tha se në prill 1992, në Kuvendin e Serbisë është angazhuar për dëbimin e kroatëve nga Serbia si hakmarrje për dëbimin e serbëve nga Kroacia, duke shtuar se këtë e lejon e drejta ndërkombëtare.

Ish lideri i radikalëve serbë gjykohet për krime ndaj kroatëve dhe myslimanëve në Bosnje dhe Kroaci.
XS
SM
MD
LG