Ndërlidhjet

Bellorusi: Ndalohen 30 polakë etnikë



Deri 30 anëtarë të një grupi etnik polak janë ndaluar në Bellorusi, vetëm dy ditë pasi shumica e tyre u ndaluan me pretekstin e ngjashëm.

Shërbimi i sigurisë i ndali automjetet e aktivistëve të Unionit të Polakëve në Volozhin, 75 km nga kryeqyteti Minsk.

Udhëheqësja e grupit, Anxhelika Boris, tha se grupi u shoqërua në polici.

Aktivistët ishin nisur për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore për fatin e qendrës kulturore të polakëve në Bellorusi.
XS
SM
MD
LG