Ndërlidhjet

Franca i jep Haitit 326 milionë euro



Franca do t’i japë Haitit 326 milionë euro ndihmë pas tërmetit shkatërrimtar, deklaroi presidenti Nikolas Sarkozi gjatë vizitës në këtë vend të Karaibeve.

Pakoja e ndihmës përfshin edhe shlyerjen e borxhit të Haitit prej 56 milionë euro.

Sarkozi është president i parë i Francës që viziton ujdhesën, ish koloninë franceze, e cila fitoi pavarësinë në vitin 1804.
XS
SM
MD
LG