Ndërlidhjet

Izraeli mohon të ketë vrarë komandantin e Hamasit



Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, tha se nuk ka prova se agjencia izraelite e kundërzbulimit Mosad e ka vrarë komandantin e Hamasit në Dubai.

Grupi militant i Hamasit i akuzoi agjentët izraelitë për vrasjen e operativit Mahmud al-Mabuh, që u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli në Dubai në janar.

Autoritetet e Dubait kanë lëshuar fletëarreste për 11 persona, për të cilat thonë se ishin agjentë evropianë të ndërlidhur me rastin.

Shtatë izraelitë, që janë apostrofuar si të dyshuar, thonë se identitetet e tyre janë të vjedhur dhe nuk kanë lidhje me rastin.
XS
SM
MD
LG