Ndërlidhjet

Senatorët amerikanë mbështesin Kosovën



Senatorët Xhorxh Voinoviç dhe Xhini Shahin thanë në takimin me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi se SHBA do t’i mbështesin me vendosmëri integrimet euroatlantike të Kosovës.

Zyrtarët më të lartë të Kosovës i kanë falënderuar senatorët për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, por edhe për mbështetjen e tyre personale ndaj pavarësisë së Kosovës, njoftoi presidenca në Prishtinë.

Sejdiu ka theksuar se Kosova është bërë faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe është e vendosur që ta vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë fqinjët, përfshirë dhe Serbinë.
XS
SM
MD
LG