Ndërlidhjet

Obama mbron masat ekonomike



Presidenti amerikan Barak Obama sot e ka mbrojtur planin për stiumlimin e ekonomisë në vlerë prej 787 miliarda dollarë, duke thënë se ai i shpëtoi amerikanët nga fatkeqësia më e madhe ekonomike.

Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se ai beson se stimulet do të ruajnë apo krijojnë 1.5 milionë vende pune në vitin 2010, pasi deri tash kanë ruajtur apo krijuar rreth dy milionë vende pune.

Në njëvjetorin e miratimit të masave në Kongres, Obama dhe nënpresidenti Xho Bajden kanë nisur një fushatë për t’i bindur amerikanët dyshues se stimulet ishin të dobishme dhe e mbrojtën ekonominë nga pllakosja në një depresion të ri.
XS
SM
MD
LG