Tetë misionarë amerikanë të akuzuar për rrëmbim fëmijësh në Haiti janë liruar nga burgu dhe udhëtojnë sot drejt Shteteve të Bashkuara.
Dhjetë amerikanë u arrestuan muajin e kaluar nën akuzat se po përpiqeshin të nxirrnin jashtë Haitit 33 fëmijë pa dokumenta. Incidenti ndodhi pas tërmetit tragjik në Haiti. Dy drejtuesit e grupit vazhdojnë të jenë në burg në Haiti.