Ndërlidhjet

Sot, Obama takon Dalai Lamën



Presidenti amerikan Barak Obama takohet gjatë ditës në Shtëpinë e Bardhë me Dalai Lamën. Dalai Lama është udhëheqësi shpirtëror në mërgim i tibetanëve, popullsi që Kina e shikon si separatiste.

Takimi vjen derisa raportet amerikano-kineze janë acaruar. Kina ka kundërshtuar shitjen e armëve Tajvanit nga ana e Uashingtonit si dhe i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë ta anullojë takimin me Dalai Lamën.

Uashingtoni nga ana tjetër ka kritikuar Pekinin për politikat tregtare dhe monetare. Kina është përplasur së fundi dhe me gjigantin e internetit, kompaninë amerikane Google.
XS
SM
MD
LG