Ndërlidhjet

Britania kërkon përgjigje nga Izraeli rreth vrasjes në Dubai



Britania po heton rreth pashaportave fallco britanike të përdorura në vrasjen e komandantit të Hamasit, Mahmud al Mabuh në Dubai.

Spekulimet se kush qëndron pas vrasjes së Al Mabuh janë fokusuar tek Musadi, shërbimi izraelit i zbulimit. Autoritetet në Dubai publikuan emrat e 11 personave që kishin pasaporta evropiane, të dyshuar për përfshirje në vrasjen në fjalë. Gjashtë prej tyre kishin pashaporta britanike, për të cilat Londra zyrtare tha se ishin fallco.

Ministria e Jashtme britanike ka thirrur ambasadorin e Izraelit për të diskutuar çështjen, por Tel Avivi ka thënë se nuk ka prova që Mosadi të jetë i përfshirë në vrasje.
XS
SM
MD
LG