Ndërlidhjet

Pakistan: Vazhdon dhuna, 10 të vrarë



Së paku 10 persona janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në veriperëndim të Pakistanit, në afërsi të kufirit afgan. Dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit.

Ende nuk dihet nëse shpërthimi është sulm vetvrasës. Zonat fisnore të Pakistanit, që shtrihen përgjatë kufirit me Afganistanin njihen si baza mbështetëse e talibanëve dhe militantëve të rrjetit terrorist të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG