Ndërlidhjet

Kroaci: Ivo Josipoviq u inaugurua në postin e presidentit


Ivo Josipoviq është inauguruar në postin e presidentit të Kroacisë, duke premtuar luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës.

Ai është presidenti i tretë prej pavarësisë së Kroacisë nga ish Jugosllavia në vitin 1991.

Ivo Josipoviq, 52 vjeçar, është anëtar i Partisë Socialdemokrate opozitare.

President i deritashëm i Kroacisë ishte Stipe Mesiq, i cili në këtë post qëndroi dy mandate nga pesë vite.

Në mesin e afro 70 delegacioneve shtetërore, në inaugurim morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ai i Shqipërisë, Bamir Topi, pastaj presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, presidenti i Bosnjë Hercegovinës, ai i Maqedonisë, i Sllovenisë, e të tjerë.

Agjencia DPA raporton se në inaugurimin e presidentit Ivo Josipoviq, nuk mori pjesë presidenti i Serbisë fqinje, Boris Tadiq, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
XS
SM
MD
LG