Ndërlidhjet

Rivotimi në Gjilan më 14 mars


Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që rivotimi për kryetar komune në Gjilan të mbahet më 14 mars.

Në Gjilan garon Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike. Fushata e tyre parazgjedhore do të mbahet nga 8 deri më 12 mars.

Vendimi i sotëm për Gjilanin pason shqyrtimin e akuzave për manipulim votash nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, shqyrtimin e ankesës ndaj këtyre akuzave nga Gjykata Supreme dhe rekomandimin e fundit të KZAP-it për përsëritjen e votimeve në këtë qytet.
XS
SM
MD
LG